Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Kardhiq–Delvinë, identifikohet 20-vjeçari që humbi jetën dhe 3 të plagosurit

Aksidenti në aksin Kardhiq–Delvinë, identifikohet

Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën 20-vjeçari Orest Mahmutaj, banues në Lazarat. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj, të tre nga Fieri, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete. Njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes, ndërsa automjeti tjetër, tip “Audi”, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të aksidentuar, dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës në zonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik

Të fundit