E-TJERA

Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar

Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në Maliq, ku humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur kolegu i tij Edison Adri.

Burime bëjnë me dije se nëna e autorit të dyshuar, Violand Braçellari, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë, efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa Braçellari vijon të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit