Ditari i Opozitës

Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar kryeministrin Edi Rama që të jetë i pranishëm në seancën plenare për interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi akuzoi kryeministrin se po shmang përgjegjësinë duke deleguar, sipas tij, interpelancën tek persona pa kompetenca për të përfaqësuar qeverinë për çështjen konkrete.

Ai e krahasoi situatën me një procedurë hetimore, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të transferohet te përfaqësues të tjerë: “Është njëlloj sikur të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë dikë tjetër në vend të tij.”

Bardhi theksoi se opozita nuk pranon zhvillimin e interpelancave me përfaqësues të deleguar, duke kërkuar që vetë kryeministri të përballet me pyetjet e deputetëve.

“Është e disata interpelancë që opozita therrët Ramën dhe kryeministri ia delegon personave pa kompetencë dhe përgjegjësi. Kushtetuta sanksionon detyrimin e kryeministrit dhe ministratve të paraqiten në interpelancë.

Nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën e delegimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së kryeministrit.

Është njëlloj sikur të të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë Erjona Ismaili, Nuk e bën dot, e njëjta gjë është edhe kjo.Ne nuk pranojmë të zhvillojmë interpelancë

me persona që nuk e kemi kërkuar, kryeministri duhet të vijë të japë llogari. Ka të paktën 3 vite që Rama refuzon çdo interpelancë”, tha ai.

Të fundit