Flash News

E-TJERA

Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit

Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit

Këto janë pamjet e përcjelljes sot për në banesën e fundit të policit dëshmor Enea Mekolli, që humbi jetën gjatë një operacioni ditën e djeshme në Lozhan të Maliqit, kur u qëllua për vdekje nga i shumëkërkuari Violand Braçellari.

Mijëra qytetarë, miq, të afërm, kolegë dhe banorë i dhanë lamtumirën e fundit efektivit, pak pas mbarimit të homazheve në Pogradec.

ceremonia enea mekolli

Familjarët e tij ishin shprehur që Enea të prehej në vendlindjen e tij dhe sot pasdite polici dëshmor u përcoll në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve.

ceremonia pogradec enea mekolli

Vargu i gjatë i pjesëmarrësve përcolli makinën e arkëmortit deri në nderimet e fundit.

ceremonia4

Të pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kryepolici Skënder Hita dhe drejtues të Policisë së Korçës.

hita dhe lamallari ceremonia

Në nderim, familjarëve iu dha edhe flamuri shqiptar, kapela e certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”.

ceremonia6

Gjatë aksionit në Lozhan mbeti i plagosur edhe efektivi tjetër Edison Adri, që po mjekohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ceremonia2

Gjithashtu u plagos edhe i dënuari për drogë Braçellari, që gjithashtu ndodhet në spital.

ceremonia5

Të fundit