Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur

Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri tani nuk bëhen të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo identitetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit