Flash News
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
Europarlamentari paralajmëron: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Kinës e Rusisë
Europarlamentari: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por a mund të kemi Ramën në Këshillin Europian?
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
Berisha në takimin e ‘Martens Centre’: Shqipëria narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, integrimi në BE sipas meritave, jo lobingjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD.
Takimi i përvitshëm që bëhet për herë të parë ne një vend jo anëtar i BE-se, mbledh ekspertë e figura drejtuese nga PPE dhe fondacionet anëtare të Martens Centre.
Gjatë takimit me ish-kryeministrin e Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, aktualisht Presidenti i ‘Martens Centre’, kreu i PD-së, Sali Berisha paraqiti një panoramë të plotë të gjendjes politike, institucionale dhe sociale në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtimin e vendit nga qeveria aktuale.
Gjatë takimi që u zhvillua në hotel ‘Melia’ në Durrës, kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj PPE-së dhe ‘Martens Center’ për angazhimin e tyre gjithnjë e më të madh në adresimin e realitetit shqiptar. Ai vlerësoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, mes tyre Instituti Republikan Ndërkombëtar, Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, KAS dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci, për mbështetjen e çmuar në procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit të strukturave të PD. Berisha theksoi se ripërtëritja është kryefjala e PD-së dhe se ky transformim do të forcojë kapacitetet e partisë si alternativa e vetme demokratike dhe europiane për Shqipërinë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,gjatë fjalës së tij, ka rikujtuar edhe angazhimin e vrullshëm të opozitës gjatë periudhës së fundit, duke përfshirë organizimin e deri dy-tre protestave në javë, si dhe veprimtari intensive parlamentare dhe qytetare. I gjithë ky angazhim ka pasur si qëllim kryesor sensibilizimin e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar mbi dy skandale madhore, atë të skandalit Balluku, që prek drejtpërdrejt ish-zv/kryeministren e qeverisë Rama; dhe ai i AKSHI-t, që ngrejnë pikëpyetje serioze mbi integritetin e infrastrukturës shtetërore digjitale.
Sipas Berishës, refuzimi kategorik i Edi Ramës për të hequr imunitetin e Ballukut, përbën dëshmi të pamohueshme të kapjes së shtetit dhe të refuzimit institucional për t’u ballafaquar me drejtësinë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD-ja ka dokumentuar me prova se Edi Rama ka ndërtuar një sistem të organizuar të blerjes së votave dhe manipulimit elektoral, duke mobilizuar burimet e shtetit në shërbim të interesave partiake. Instrumentet e këtij sistemi përfshijnë shpërndarje të drejtpërdrejtë të ndihmave sociale dhe faciliteteve tatimore me vlerë qindra milionë euro, bonuse dhe skema sociale të synuara ndaj shtresave vulnerabël, kryesisht të moshuarve, skema si ajo e AZHBR-së, e cilësuar nga PD si vjedhje e organizuar e fondeve evropiane dhe bashkëpunim i drejtpërdrejtë me kartelet e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës për blerje votash dhe falsifikim të procesit elektoral. Berisha u shpreh se, PD i kërkon komunitetit europian dhe institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të procesit elektoral në Shqipëri.
Duke folur në tryezë, kryetari i PD-së Sali Berisha shprehu shqetësim të thellë dhe alarm maksimal lidhur me transformimin e Shqipërisë në një narkoshtеt. Ai vërejti se toleranca e gabueshme e disa diplomatëve të huaj ndaj kultivimit dhe trafikut të kanabisit, me arsyetimin se bëhej fjalë për drogë të lehtë, ka çuar drejtpërdrejt në përshkallëzim të ndjeshëm të trafikut të drogave të forta me origjinë nga e gjithë bota, konsolidim të strukturave kriminale brenda institucioneve shtetërore, rrezik real dhe të dokumentuar për sigurinë rajonale europiane.
Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet, ka qenë bashkëfajësi pasive, theksoi lideri i opozitës Sali Berisha, duke i bërë thirrje BE-së dhe SHBA-së të rishikojnë qasjen e tyre ndaj qeverisë Rama.
Lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, PD mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë, por mban qëndrim të qartë e parimore: procesi i zgjerimit duhet të bazohet ekskluzivisht mbi merita dhe mbi transformime reale e të verifikueshme, që përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e institucioneve, zbatimin e plotë të standardeve dhe reformave të kërkuara nga BE-ja dhe transparencën e procesit elektoral dhe respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Sipas tij, PD kundërshton kategorikisht çdo tendencë për ulje të standardeve apo anashkalim të kushteve të integrimit me qëllim legjitimimin e qeverisjes Rama.
Kryetari i PD-së Sali Berisha foli në tryezën organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, edhe për skandalin e Kolegjit të Europës.
Berisha e ka cilësuar skandalin e Kolegjit të Europës në Tiranë, si një nga rastet më flagrante të lobimit të financuar me para publike shqiptare. Ky skandal, i lidhur me emrin e ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, aktualisht në hetim nga autoritetet belge hedh hije të rënda mbi tërë procesin e vendimmarrjes europiane për Shqipërinë. Partia Demokratike tha kryetari Sali Berisha, kërkon hetim të plotë dhe transparent, si në Bruksel ashtu edhe në Tiranë.
Të fundit
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26