Flash News

Ditari i Opozitës

"Bënë akt patriotik", Berisha: Punonjësit e jugut e braktisën antimitingun e turpshëm të Ramës në Vlorë

"Bënë akt patriotik", Berisha: Punonjësit e jugut e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Vlorë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e një antimitingu, ndërsa shprehu mirënjohje për qytetarët dhe punonjësit e administratës nga zonat e jugut që, sipas tij, refuzuan t’i përgjigjeshin thirrjeve për pjesëmarrje.

Ai e cilësoi bojkotin e aktivitetit si një akt patriotik dhe tha se mungesa e pjesëmarrësve çoi në dështimin e tubimit.

Berisha: Të them në fakt janë një pjesë e madhe e tyre me në krye Skënder Hitën, janë bashkëpunëtorë me kriminelët. Nuk mund të presësh kurrë prej tyre.

Por, a mund të shfrytëzoj këtë pyetjen tuaj të shpreh mirënjohje ndaj qytetarëve të Vlorës që e bojkotuan?
Në antimitimun e tij të turpshëm, që do regjistrohet si turpi më i madh në histori, ta dini ju, ai kishte çuar, mesazhet që të paraqiten me detyrim, janë rreth 5 mijë punonjës rrogtarë nga Lushnja, nga ura e Rrogozhinës, deri në Konispol.
Ata nuk u paraqitën, shumica e tyre, dhe unë u them se kanë bërë një akt patriotik dhe socialistët e Vlorës unë i përgëzoj që nuk u bashkuan me mezin e tij dhe me atë grup që mbetën aty, e diskredituan, karriget bosh dhe antimitimun e dështuan.

Të fundit