Flash News

E-TJERA

Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës

Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic

Një nga momentet më të forta të protestës së 7-të që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë Rama ka ardhur nga fjalimi i një qytetari, njëherazi pacient i cili prej tre vitesh po lufton me kancerin.

Para protestuesve të mbledhur, ai mbajti një fjalim të ashpër, duke e lidhur gjendjen e sistemit shëndetësor me atë që e cilësoi si neglizhencë dhe korrupsion ndër vite.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje,” u shpreh ai fillimisht, mes duartrokitjeve të turmës. “Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve!”, tha qytetari.

Ai e përshkroi Onkologjikun si një vend ku “vdesin e varrosen njerëz përditë”, duke theksuar se mesazhi i tij është një thirrje për reagim publik.

“Ky është mesazhi im o njerëz. Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, u shpreh ai.

 

Të fundit