Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike

Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj mediave ndërkombëtare dhe platformave sociale për mënyrën se si, sipas tij, po pasqyrohet protesta që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit turistik në ishullin e Sazanit.

Në një mesazh të gjatë drejtuar mediave globale, përfshirë CNN, si dhe platformat e njohura Facebook, X, Instagram dhe TikTok, Rama ka vënë në dyshim përmasat që i janë dhënë protestës në raportimet ndërkombëtare, duke argumentuar se pjesëmarrja reale ka qenë shumë më e ulët sesa perceptimi i krijuar në publik.

Sipas tij, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë persona, ndërsa pjesëmarrja më e lartë në ditët e fundit nuk ka kaluar 8 mijë protestues. Kryeministri ngre pyetjen se si një protestë lokale është shndërruar në një ngjarje me jehonë globale dhe akuzon atë që e cilëson si “histeri dixhitale të orkestruar”.

"Ndërsa po flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj, ajo nuk ka kaluar kurrë 8 mijë persona.

Pra, si është e mundur që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit të duket kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese?

Në një moment, kur histeria dixhitale e orkestruar e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të shqyrtojë më nga afër se si hendeku mes realitetit dhe përfaqësimit të tij u bë kaq i madh.

Gjatë rrugës u shfaqën deepfake, imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, e cila po ndikon gjithnjë e më shumë debatin publik në shoqëritë demokratike", shkruan Rama.

Të fundit