Flash News

E-TJERA

Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve

Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:00, një sasi eksplozivi është vendosur dhe ka shpërthyer pranë hyrjes së një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodheshin pronari dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në objekt.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të vendosjes së lëndës plasëse.

Të fundit