Flash News

E-TJERA

Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin

Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin

Kombëtarja gjermane ka marrë një lajm shqetësues vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës, pasi e ardhmja e Manuel Neuer në turne mbetet e paqartë.

Portieri legjendar nuk po stërvitet me grupin dhe ka munguar edhe në seancën stërvitore të së enjtes, duke shtuar dyshimet për gjendjen e tij fizike dhe gatishmërinë për ndeshjet përgatitore para Botërorit.

Sipas raportimeve nga kampi gjerman, 39-vjeçari po përballet me probleme në pulpën e këmbës, dëmtim që e pësoi në fund të sezonit me Bayern Munich ndaj Kölnit. Për shkak të këtij problemi, ai mungoi edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë, të fituar nga bavarezët ndaj Stuttgartit.

Situata e tij ka vënë në vështirësi trajnerin Julian Nagelsmann, i cili e konsideron Neuer një nga elementët kyç të skuadrës.

Nëse rikuperimi nuk shkon sipas planit në ditët në vijim, ekziston mundësia që portieri gjerman të mos luajë asnjë minutë para fillimit të turneut, duke rritur shqetësimet për formën e tij në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Neuer nuk ka luajtur me kombëtaren për më shumë se dy vite dhe ishte parashikuar të rikthehej si zgjedhja e parë mes shtyllave. Gjermania e nis aventurën në Botëror më 14 qershor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse veterani do të jetë i gatshëm për sfidën hapëse.

Të fundit