Flash News

E-TJERA

Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës

Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e cila do të luhet sot, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në kuadër të ndeshjes miqësore, Policia do të vendosë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa prej rrugëve kryesore pranë stadiumit.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” drejt sheshit “Nënë Tereza”;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje të saj;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, e rezervuar si korridor hyrës për mjetet e autorizuara nga FSHF;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Sheshi “Willson”, ku qarkullimi do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes.

Autoritetet sqarojnë se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të lira për qarkullimin normal të mjeteve.

 

Të fundit