Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestrohet vila e Ballukut, Bardhi: SPAK të rikërkojë arrestimin e bashkëpunëtores së Ramës

Sekuestrohet vila e Ballukut, Bardhi: SPAK të rikërkojë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme sekuesztroi një vilë të Belinda Ballukut në Dhërmi.

Në një reagim, Bardhi tha se e kishin paralajmëruar më parë se Balluku kishte pasuri të fshehura. Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK të rikërkojë arrestimin e ish-zv.kryeministres.

“Më 26 Shkurt në një intervistë në Neës 24 paralajmëruam se Belinda Balluku ka pasuri të fshehura nga aferat e saj korruptive.

Vetëm në pak muaj SPAK ka dokumentuar 2 pasuri të fshehura në jug të Shqipërisë - 1 vilë 300 m2 për Belinda Ballukun dhe 1 tjetër vilë në pronësi të Sekretares së saj të Përgjithshme.

E vërteta doli!

Në 12 Mars Edi Rama mbrojti korrupsionin e Belinda Ballukut! Të korruptuarit mbrojnë të korruptuarit!

Tani është detyrë e SPAK të rikërkojë arrestimin e Belinda Ballukut, sipas detyrimit që përcakton ligji. Pozita e bashkëpunëtores së ngushtë të Edi Ramës është rënduar me dy akuza të reja: korrupsion dhe pastrim parash. SPAK duhet të zbatojë ligjin, me profesionalizëm dhe guxim. Koha është tani!”, shkruan Bardhi.

Të fundit