Flash News

E-TJERA

Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin

Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke

Taulant Muka, studiuesi dhe ish-zv.ministri i Ramës, i është bashkuar sot protestës që po zhvillohet prje një jave në Tiranë, para Kryeministrisë.

Muka tha se Rama po e shkatërron vendin duke mbajtur peng arsimin, teksa theksoi se sot Shqipëria numëron 1.1 miliardë të larguar jashtë vendit.

Studiuesi i bëri thirrje të rinjve të vijojnë protestat dhe të mos tërhiqen.

"Ata po e shkatërrojnë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e mbajtur peng arsimin. A e dini që në vitin 1300, Durrësi ka pasur një universitet. Po po, në vitet 1300! Ne nuk jemi një popull që ndërtojmë mure, ne kemi qenë një popull që kemi ndërtuar universitete, kemi ndërtuar dije, dhe na e kanë shkatërruar arsimin, dhe na kanë hequr dijen.

Ka ardhur koha që në shkolla dhe universitete të zgjedhim një çetë intelektuale që i përgjigjet zhvillimit të shkencës. A e dini ju, sepse kryeministri dhe kjo qeveri thotë me 4 miliardë dollarë do zhvillojmë investime. Janë 1.1 milion shqiptarë të larguar në 10 vitet e fundit. Vetëm arsimimi i tyre kushton mbi 15 miliardë dëm ekonomik, përtej shpirtrave të atyre që vuajnë në emigrim!

Unë dua t'ju bëj një pyetje të gjithëve ju këtu. Në qoftë se keni një motër, një vëlla, një shok, shoqe, që ju është larguar në 5 vitet e fundit, ju lutem ngrini duart! Ja, ky është produkti i këtyre 36 viteve të kësaj qeverisje. Është largimi i të rinjve, largimi i potencialit të zhvillimit të shoqërisë, largimi i të ardhmes! Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë. Gjenerata Z është shumë e pranishme këtu. Dhe Gjenerata Z mund të ngrejë duart!", tha Muka.

 

Të fundit