Flash News

Kosova

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i shohin zgjedhjet minoritetet joserbe

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i

Megjithatë, shumë prej banorëve të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk shohin përmirësime të mjaftueshme në jetën e përditshme.

REL-i kontaktoi përfaqësues nga të gjitha subjektet politike që garojnë për ulëset e garantuara për komunitetet joserbe në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke i pyetur për prioritetet e tyre dhe mënyrën se si planifikojnë t’i adresojnë nevojat e komuniteteve që përfaqësojnë.

Përgjigje mori vetëm nga Emilija Rexhepi, kryetare e “Nova Demokratska Stranka”, e cila tha se komuniteti i saj, boshnjak, përballet me “të gjitha të mirat dhe të këqijat si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës”.

“Jemi të përqendruar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, identitetit dhe gjuhës, sistemit arsimor dhe shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikave”, tha ajo, duke shtuar se partia e saj do t’i adresojë këto çështje përmes Kuvendit, Qeverisë dhe përfshirjes së kërkesave të komuniteteve në buxhetin e shtetit.

Historikisht, përfaqësuesit e komuniteteve joserbe janë bërë pjesë e qeverive të pasluftës në Kosovë. Për shkak të numrit të kufizuar të deputetëve dhe peshës që mund të kenë në krijimin e shumicave parlamentare, votat e tyre shpesh kanë qenë vendimtare për formimin e qeverive.

Për banorët e Reçanit, Fushë Kosovës dhe shumë zonave të tjera ku jetojnë komunitetet joserbe, pyetja mbetet e njëjtë: nëse përfaqësimi politik ka siguruar vend në institucionet e Kosovës, pse kaq shumë prej premtimeve që dëgjojnë në çdo fushatë, vazhdojnë të mbeten të parealizuara?!/ REL

Të fundit