Flash News

E-TJERA

Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët denoncojnë neglizhencën shtetërore

Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët

Qytetarë të Lushnjës kanë dalë këtë të diel në protestë, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e Spitalit Rajonal dhe mungesën e shërbimeve bazë shëndetësore.

Protestuesit kanë denoncuar kushtet e vështira brenda institucionit, duke pretenduar mungesë të pajisjeve elementare, infrastrukturë të amortizuar dhe shërbime të pamjaftueshme për pacientët.

Një prej qytetarëve ka rrëfyer një situatë të rëndë, duke thënë se familjarë të shtruar në spital janë detyruar të përballen me mungesën e kushteve higjienike dhe tualeteve funksionale, çka sipas tyre tregon gjendjen e degraduar të institucionit.

‘Kisha burrin e shtruar këtu, turp i zotit. Nuk kisha, po e them shqip, ku të bënte sh....n. Edhe e bëri shurrën te dera e spitalit... as banjo, as ujë, asnjë gjë. Edhe nusja ka bërë shurrën te dera e spitalit, ora 2 e natës. Përshëndes doktor Sokolin, është super doktor. Por kushtet janë m.., shqip fare, m.. janë. Po e kemi bërë sh....n në të gjitha anët, përbrenda, m'u te dera e spitalit. Turp i zotit! Burri im ka ngelur pa fjalë, se e kam burrin e huaj. Kishte turp të bënte sh....n te dera e spitalit. Asnjë banjo publike! Turp, turp, turp, turp!’, u shpreh njëra prej protestuesve.

Shqetësime të forta janë ngritur edhe nga pacientët që trajtohen me dializë, të cilët thonë se detyrohen të udhëtojnë drejt Fierit për të marrë shërbimin, për shkak të mungesës së këtij shërbimi në Lushnje. 

Të fundit