Flash News

Ditari i Opozitës

PD bën gati paketën e re ligjore për integrimin, në fokus Investimet Strategjike dhe Zonat e Mbrojtura

PD bën gati paketën e re ligjore për integrimin, në fokus

Kreu i Grupit Parlamentar të Gazment Bardhi ka bërë të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur paketën e parë të nismave ligjore që synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Sipas Bardhit, paketa përfshin katër nisma kryesore për shfuqizimin e ligjeve që, sipas opozitës, kanë favorizuar interesa të ngushta dhe kanë dëmtuar konkurrencën, pronën publike dhe trashëgiminë kombëtare.

Konkretisht, PD propozon shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit të njohur si Paketa e Maleve, si dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Bardhi deklaroi se këto çështje kanë qenë prej vitesh objekt kritikash nga opozita, por tashmë janë kthyer edhe në kërkesa të qytetarëve që po protestojnë kundër qeverisë. 

DEKLARATA:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me ligjin që simbolizon më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.

Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me 4 ligje që simbolizojnë më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik:
1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.
4. Shfuqizimin e disa dispoazitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike.

Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike.

Prej vitesh kemi kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, sepse Edi Rama e ka përdorur atë për të shtrembëruar konkurrencën, për të cenuar të drejtën e pronës, për të penguar garën e ndershme dhe për të krijuar favore të padrejta për një grup të kufizuar përfituesish, pjesë e klientelës së tij politike dhe ekonomike.

Pikërisht për këtë arsye, ligji për investimet strategjike është kthyer në simbol të modelit ekonomik të Edi Ramës, një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.

Sot vërej me kënaqësi se shfuqizimi i këtij ligji nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës. Ai është kthyer edhe në një nga kërkesat kryesore të qytetarëve që po protestojnë.

Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik.

Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin.

Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.

Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura dy vite më parë. Partia Demokratike votoi kundër, sepse e dinim se qëllimi nuk ishte mbrojtja e natyrës, por hapja e rrugës për betonizimin e saj.

Për këtë arsye, kemi kërkuar edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu, do të kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Të gjitha këto janë sot kërkesa të qytetarëve. Dhe të gjitha këto do të marrin formë konkrete në Parlament.

Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara interesin publik.

Ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara. Të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma dhe, mbi të gjitha, të gjejë guximin të firmosë kërkesën e vetme që nuk mund ta depozitojmë ne në Parlament: Dorëheqjen e tij.

Të fundit