Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati

Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur,

 Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e regjistruar në Shijak, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Bjondi Guri ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi Elton Beqiri.

Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se Guri është pronar i një lokali në zonë.

Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e incidentit, duke rrethuar zonën dhe duke nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes po vijojnë.

Të fundit