Flash News

E-TJERA

Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit

Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin kosovar dhe atë shqiptar. Futbollisti Fation Fatmir Bunjaku ka humbur jetën në moshën 22-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ndarja e parakohshme nga jeta e të riut është bërë e ditur përmes një njoftimi nga fshati Samadraxhë, ku familjarë, miq dhe bashkëfshatarë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Lajmi i hidhur u bë i ditur nga faqja e fshatit Samadraxhë, e cila njoftoi ndarjen nga jeta të të riut.

“Njoftojmë me pikëllim se mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fation Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Bunjaku konsiderohej një nga talentet premtuese të futbollit kosovar. Gjatë karrierës së tij ai ishte aktiv në disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa së fundmi mbante veshur fanellën e Elbasanit. Gjithashtu, ai kishte qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Të fundit