Flash News

Ditari i Opozitës

Flamuj izraelitë në shesh, Këlliçi: Rama po tenton të vërë në jetë skenarin më djallëzor për të dëmuar protestën

Flamuj izraelitë në shesh, Këlliçi: Rama po tenton të

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, në një postim, shkruan se kryeministri Rama po tenton vazhdimisht të njollosë protestën qytetare, e cila sot hyn në ditën e 9-të.

Këlliçi shprehet se Rama urdhëruar vendosjen e flamujve izraelitë në shesh dhe përmes së infiltruarve të tij, do tentojë të krijojë tensione.

Deputeti bën thirrje që askush të mos bjerë pre e provokimeve.

“Edi Rama po bën gjithçka për ta dëmtuar protestën qytetare dhe është gati të vërë në jetë dhe skenarin më djallëzor të mundshëm!!!

Ka veshur Bulevardin me flamuj të Izraelit duke shpresuar të ndodhë ndonjë akt që do t'i baltoste njerëzit që janë ngritur në revoltë.

Burime shumë serioze informojnë se Edi Rama do ta ekzekutojë vetë këtë skenar me njerëzit e tij të infiltruar mes turmës, ditën e sotme! Ndaj dhe flamujt, si kurrë më parë, janë vënë në lartësi që lehtësisht mund të kapen nga këmbësorët!

Është rasti që çdokush të bëjë kujdes e të mos bjerë pre e këtij provokimi.

Distancohuni nga çdo akt, gjest, apo skenar që synon të devijojë qëllimin e vërtetë të protestës që është dorëheqja dhe korrupsioni i Edi Ramës.

Bëni kujdes, qëndroni vigjilent, distancohuni nga provokimet!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit