Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan

Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në

Ky është Sadik Llanaj, 39 vjeç, autori i vrasjes në Paskuqan. Llanaj plagosi 27-vjeçarin Ardian Baloshi, i cili humbi jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të marra.

Dyshohet se Llanaj i është afruar viktimës teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë dhe ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë me automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri i cili ka nisur për një ndeshje kalçeto. Policia është vënë në kërkim të Llanajt.

 

Të fundit