Flash News

DITARI POLITIK

Shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës, KAS 'pason topin': Ta vendosë Komisioneri

Shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës, KAS 'pason

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Lefter Maliqit, ish-kandidatit për bashkinë e Kuçovës në lidhje me mandatin e Kreshnik Hajdarit.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, urdhëroi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi t’i rikthehet çështjes dhe të marrë një vendim nëse mandati i Hajdarit do të vijojë apo do të ndërpritet sipas ligjit të dekriminalizimit.

“Të vendosë komisionieri”, thanë më tej anëtarët e KAS.

Hajdari i dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024, me 6 muaj burgim, i konvertuar në shërbim prove.

Por sipas Kodit Penal, me përfundimin e ditëve të shërbimit të provës, dënimi quhet i paqenë. Për këtë arsye Hajdari aktualisht rezulton i padënuar.

Të fundit