Flash News

Kosova

Marta Kos uron Kurtin për fitoren, kërkon kompromis politik për stabilitetin e Kosovës

Marta Kos uron Kurtin për fitoren, kërkon kompromis politik për

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duke vlerësuar njëkohësisht edhe procesin zgjedhor.

Në një reagim në platformën “X”, Kos e cilësoi votimin si të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt, duke theksuar se mbarëvajtja e procesit është një sinjal pozitiv për demokracinë në vend.

Megjithatë, ajo ka nënvizuar se pas zgjedhjeve, partitë politike duhet të lënë mënjanë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për të garantuar stabilitet institucional në Kosovë.

“Urime Albin Kurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, shkruan Kos.

Të fundit