Flash News

Kosova

Kurti shpall fitoren, por LVV nuk ka votat për ta formuar e vetme qeverinë

Kurti shpall fitoren, por LVV nuk ka votat për ta formuar e vetme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LVV rezulton forcë e parë me rreth 43% të votave.

Në një fjalim të shkurtër në sheshin qendror të Prishtinës, Kurti falënderoi mbështetësit dhe tha se qytetarët kanë konfirmuar besimin te Vetëvendosje.

Çfarë tha Kurti

“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës, Republikës së Kosovës, është Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkon në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojë në punë. Në javët në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”.

Mesazhi ndaj opozitës

Kurti shigjetoi partitë opozitare, duke i akuzuar se po bllokojnë funksionimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se Vetëvendosje mbetet e gatshme për dialog dhe bashkëpunim institucional.

Rezultatet paraprake e rendisin Lëvizjen Vetëvendosje forcën e parë politike në vend, ndërsa pritet që në ditët në vijim të vazhdojnë numërimet dhe të nisin konsultimet për formimin e institucioneve të reja.

Të fundit