Flash News

E-TJERA

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka pasqyruar “live” nga Tirana protestën e mijëra qytetarëve që vijojnë kundërshtimin ndaj projektit të resortit luksoz në Zvërnec, një çështje që prej ditësh ka nxitur reagime të forta publike dhe mobilizim të gjerë qytetar.

Në raportimin e saj në kohë reale, Reuters thekson se protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë duke kundërshtuar ndërtimet e planifikuara në një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të bregdetit shqiptar, ndërsa kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“LIVE: Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Kushner”, shkruan Reuters në rrjetet sociale, duke shoqëruar raportimin me pamje dhe informacione nga protesta në kryeqytet.

Sipas Reuters, protestat kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi dhe janë shoqëruar me pjesëmarrje të lartë qytetare. Gjatë tubimeve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

 

Të fundit