Flash News

E-TJERA

Me dy çartera dhe 50 makina, emigrantët nga Britania pritet t'i bashkohen protestës në Tiranë

Me dy çartera dhe 50 makina, emigrantët nga Britania pritet t'i

Protesta qytetare paqësore ka hyrë sot në ditën e nëntë të saj, duke u shndërruar në një tubim masiv me mijëra qytetarë të mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Mes folësve në podium kanë marrë fjalën edhe dy përfaqësues të komunitetit shqiptar në emigracion, të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën dhe kauzën e ngritur.

Një prej qytetarëve që mbajti fjalën nga skena deklaroi se protesta po merr përmasa edhe ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes së emigrantëve shqiptarë.

“Ashtu si perla që e ka brenda guaskën, ashtu jeni ju. 2 çartera dhe 50 makina po vinë nga Londra. Ata do të marshojnë nga Rinasi deri këtu në sheshin para Kryeministrisë”, u shpreh ajo, duke shtuar se pjesëmarrja e diasporës është një shenjë e rëndësisë së kauzës.

Sipas saj, qëllimi i kësaj lëvizjeje qytetare është  thirrje për ndryshim mënyre të të menduarit dhe të debatit publik.

“Si e mendojmë ne Shqipërinë e re? Ajo nis nga mendimi i ri, nga fjala e re, jo nga ofendimet dhe mallkimet”, deklaroi ajo para protestuesve.

Protesta vijon të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrja e shtuar e qytetarëve dhe diasporës ka sjellë një mobilizim të gjerë në kryeqytet gjatë ditës së sotme.

Të fundit