Flash News

E-TJERA

BE 'i përvishet' Ramës për Zvërnecin: Mbro natyrën sa nuk e ke shkatërruar

BE 'i përvishet' Ramës për Zvërnecin: Mbro

Ndërsa protestat kundër projekteve në Zvërnec dhe Sazan kanë hyrë në ditën e nëntë, me pjesëmarrje në rritje nga dita në ditë, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka publikuar një mesazh që vë theksin te mbrojtja e natyrës dhe habitateve natyrore.

Reagimi vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga projektet e planifikuara, ndërsa protestuesit kërkojnë anulimin e tyre, duke i konsideruar si kërcënim për pasuritë natyrore të vendit.

Në mesazhin e tij, Delegacioni i BE-së ngre shqetësimin për rënien e numrit të shpendëve në botë dhe pasojat që sjell humbja e habitateve natyrore. Sipas BE-së, mbi 49% e specieve të shpendëve janë në pakësim për shkak të ndotjes dhe shkatërrimit të ekosistemeve.

“Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë”, thuhet në mesazhin e Delegacionit të BE-së, i cili po interpretohet si një apel për ruajtjen e mjedisit në një moment kur debati për projektet në Zvërnec dhe Sazan është intensifikuar.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.

Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”

BE 'i përvishet' Ramës për Zvërnecin: Mbro

Një ditë më parë, media prestigjioze Politico ka raportuar një qëndrim të Bashkimit Europian se projekti i Zvërnecit dhe dëmtimi i mjedisit mund të kenë impakt negativ për negociatat e Shqipërisë në BE.

Sipas Politico “Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, mes protestave të vazhdueshme kombëtare për një projekt në bregdetin jugor të vendit. Protestat kombëtare hynë në ditën e tetë radhazi të dielën, ndërsa shqiptarët kërkonin anulimin e një resorti luksoz ne Zvërnec.

Komisioni po paralajmëron se projekti mund ta vendosë Shqipërinë në kurs përplasjeje me rregullat mjedisore të BE-së, duke rrezikuar aftësinë e saj për të mbyllur Kapitullin 27 të gjelbër në bisedimet e anëtarësimit. 

 

Të fundit