Flash News

Ditari i Maxhorancës

SMS-ja kryebashkiakut të Librazhdit: Vartësve u kërkohet të sigurojnë “entuziastë” për fjalimin e Ramës

SMS-ja kryebashkiakut të Librazhdit: Vartësve u kërkohet të

Një mesazh i kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, dërguar grupeve të vartësve të bashkisë, ka zbuluar presionin e ushtruar mbi administratën, para takimit të Ramës në Elbasan.

Sipas mesazhit të Dishës, punonjësit e njësive administrative udhëzohen të kontrollojnë pjesëmarrjen e personave të njoftuar, të vendosin përgjegjës në hyrje për orientimin e tyre dhe të sigurojnë sistemimin në zonat e përcaktuara. Po ashtu, kërkohet që pjesëmarrësit të mos largohen gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me kërkesën për të pasur në secilën zonë persona që do të krijonin atmosferë entuziaste gjatë fjalimit të kryeministrit, përmes duartrokitjeve dhe brohoritjeve.

“Ju lutem rikontrolloni që jemi ok me lajmërimet me njerëzit. Gjithashtu nga secila njësi/administrative leni dikë ke hyrja për të identifikuar dhe drejtuar njerëzit ... dhe dikë tek zona juaj sipas hartës për t’i sistemu në vende, por dhe mos kohën e na ikin në mesin të eventit. Gjithashtu në secilën zonë të njësive sigurohuni që të keni ca “entuziastë” – njerëz që do duartrokasin e brohorasin gjatë fjalimit të KM”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Disha.

SMS-ja kryebashkiakut të Librazhdit: Vartësve u kërkohet të

Të fundit