Flash News

E-TJERA

Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës

Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Ardian Baloshi sot në Kamëz, teksa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, Sadik Llanaj, i shpallur tashmë në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja arme zjarri, të sekuestruara si prova materiale. Kjo tregon se ndaj të riut është qëlluar disa herë, ndërsa një prej plumbave e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sulmi nuk kishte si objektiv vetëm Ardian Baloshin.

Në momentin e atentatit, me të ndodhej edhe një shok i tij, ndaj të cilit autori dyshohet se ka hapur zjarr po ashtu. Megjithatë, ai ka arritur t’i shpëtojë të shtënave dhe nuk ka pësuar lëndime.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e motivit dhe lokalizimin e autorit të dyshuar, i cili vijon të jetë në arrati.

Të fundit