Flash News

E-TJERA

FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026

FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat

FIFA ka vendosur të ndryshojë mënyrën e prezantimit të skuadrave para ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, duke lënë pas një ritual që prej dekadash ka qenë pjesë e pandashme e futbollit ndërkombëtar.

Sipas konceptit të ri ceremonial, futbollistët nuk do të dalin më të rreshtuar në dy kolona përpara nisjes së takimeve. Në vend të kësaj, lojtarët e të dyja kombëtareve, së bashku me zëvendësuesit dhe stafet teknike, do të vendosen në një formacion rrethor në fushë gjatë ceremonisë zyrtare.

Në këtë moment do të interpretohen himnet kombëtare të skuadrave pjesëmarrëse, ndërsa flamuj të mëdhenj të shteteve përkatëse do të shpalosen në fushë, duke krijuar një skenografi të re përpara nisjes së ndeshjeve.

Me këtë risi, FIFA synon të rrisë elementin vizual dhe spektaklin e ceremonive para ndeshjeve, duke ofruar një eksperiencë më tërheqëse si për tifozët e pranishëm në stadium, ashtu edhe për miliona shikuesit që do ta ndjekin turneun në televizion.

Të fundit