Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është sëmurë djali?

Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është

Teksa vazhdon të jetë në qendër të kritikave për përplasjet me influencerët dhe blogerët që kanë mbështetur protestat kundër tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë situatën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet i veshur me minifund dhe taka, ndërsa vetë e ka shoqëruar postimin me komentin: “Hallall kush e ka bërë”.

KLIKO LINKUN PER TE PARE VIDEON   https://www.instagram.com/reel/DZUjC8wuWPf/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Por në vend të të qeshurave që mund të ketë pritur, postimi është mbushur me komente të ashpra dhe thirrje për largimin e tij nga pushteti.

“Është sëmurë djali?”, shkruan një komentues me ironi, ndërsa një tjetër i kujton protestat dhe pakënaqësinë qytetare duke i kërkuar dorëheqjen.

Nuk mungojnë as komentet me tone politike. “Bëhu gati për te Lali Eri”, i shkruan një ndjekës, duke iu referuar arrestimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës. Të tjerë hedhin akuza ndaj qeverisë dhe figurave të saj, duke e kthyer seksionin e komenteve në një tribunë revolte virtuale.

Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është

Ndërsa Rama përpiqet ta kalojë me humor valën e kritikave, reagimet tregojnë se një pjesë e ndjekësve nuk janë aspak në humor për batutat e kryeministrit.

Të fundit