Flash News

E-TJERA

Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia: S’ka të dëmtuar të tjerë nga ngjarja

Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, rreth orës 11:25 është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle intensive në terren.

Policia sqaron se nga kjo ngjarje nuk ka persona të tjerë të dëmtuar, ndërsa thekson se vijon operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Njoftimi i plote i policise 

Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje.

Të fundit