Flash News

E-TJERA

Rama sulmoi influencerat, reagon modelja që shpëtoi falë kontributeve nga rrjetet sociale: Sistemi ka dështuar

Rama sulmoi influencerat, reagon modelja që shpëtoi falë

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama sulmoi bloggerët dhe influencerat, të cilët kanë qenë të shumtë në protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kreu i qeverisë, teksa imitoi me mimika ata, tha gjithashtu se gjithçka e bëjnë për klikime dhe për të marrë lekë, ndërkohë që nuk paguajnë asnjë taksë.

Por pas sulmeve të kryeministrit, reagoi edhe modelja Dajana Kalo, e cila pak kohë më parë ishte e sëmurë, në rrezik për jetën, por që u shpëtua falë kontributit financiar që u mblodhën përmes thirrjeve në rrjetet sociale dhe influencerave të njohur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Dajana Kalo thotë se “nëse do të priste nga shtetit, kushedi si do të kisha përfunduar”.

Rama sulmoi influencerat, reagon modelja që shpëtoi falë

 “Po, unë u kurova falë rrjeteve sociale, falë shqiptarëve që dhanë nga zemra, falë njerëzve që nuk më njihnin fare. Sepse po të prisja nga sistemi, kushedi si do kisha përfunduar. Dhe ky është turpi më i madh i një shteti: që një i sëmurë të detyrohet të kërkojë ndihmë në Instagram për të shpëtuar jetën. Në vend që qytetarët të mbështeten te një sistem shëndetësor që duhet t’i mbrojë, mbështeten te mëshira, solidariteti dhe zemra e njerëzve. Në vitin 2026, jetët shpëtohen nga shqiptarët e thjeshtë që hapin portofolin e tyre, ndërsa sistemi që paguhet me taksat tona vazhdon të dështojë. Kjo nuk është arsye për krenari. Kjo është arsye për revoltë! Po ai që nuk ka rrjete sociale? Po ai që nuk është influencer, nuk është person publik dhe nuk ka mijëra njerëz që t’i dëgjojnë zërin? Po ai që nuk ka mundësi të shkojë jashtë vendit për t’u kuruar? Si ia bën ai? Kujt i drejtohet? Kush e dëgjon? Kush e shpëton?”, shkruan në Instagram modelja.

Modelja sjell edhe rastin e prindërve të saj, të cilët i ndërruan jetë sepse nuk ishin influencer dhe as blogger. Ndërsa thotë se “shpresa që kishin te mjekësia u shua bashkë më ta”.

Rama sulmoi influencerat, reagon modelja që shpëtoi falë

“Ah po, prindërit e mi që ndërruan jetë nuk ishin as influencer, as blogger. Ata nuk kishin mijëra ndjekës, nuk kishin mundësinë që historia e tyre të bëhej virale. Shpresa që kishin te mjekësia këtu në Shqipëri u shua bashkë me ta. Ja pra zoti Kryeministër, për këto dalim dhe protestojmë. Për ata që nuk kanë zë. Për ata që nuk kanë mundësi. Për ata që humbën betejën duke pritur një sistem që duhej t’i mbronte. Kemi aq shumë arsye për të ngritur zërin sa nuk mjafton një status e as një protestë e vetme. Sepse pas statistikave fshihen njerëz, familje, prindër, fëmijë dhe histori dhimbjeje që askush nuk duhet t’i përjetojë. Nuk protestojmë nga qejfi, protestojmë sepse jeta, dinjiteti dhe e ardhmja në këtë vend nuk duhet të jenë luks”, thekson modelja Kalo

Ajo shkruan se edhe pse në shumë raste paragjykohen dhe sulmohen, ata janë fytyra më e bukur e rrjeteve sociale dhe njerëz me zemër të madhe. Sipas saj në shumë raste kanë bërë më shumë për njerëzit sesa institucione të tëra.

Rama sulmoi influencerat, reagon modelja që shpëtoi falë

“Dhe po, duhet të jeni falënderues për influencerat, blogerët, modelet dhe krijuesit shqiptar që aq shumë paragjykohen e sulmohen çdo ditë. Sepse nuk janë vetëm fytyra të bukura në rrjete sociale. Janë njerëz me zemër të madhe që kanë treguar se kur vjen puna të ndihmojnë, të sensibilizojnë dhe të shpëtojnë jetë, janë të parët që ngrihen. Janë po ata shqiptarë që na bëjnë krenarë kur arrijnë suksese ndërkombëtare, kur përfaqësojnë Shqipërinë në skenat më të mëdha të botës dhe nuk harrojnë kurrë nga vijnë. Janë po ata që kudo që shkojnë, e mbajnë me krenari emrin shqiptar, flasin me krenari për vendin e tyre dhe e ngrenë flamurin tonë lart. Prandaj para se t’i nënvlerësoni, kujtoni se në shumë raste kanë bërë më shumë për njerëzit sesa institucione të tëra. Jo vetëm figura të së bukurës, por figura të solidaritetit, humanizmit dhe krenarisë shqiptare”, mbyll reagimin e saj modelja

Të fundit