Flash News

E-TJERA

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të rinj të BE-së dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve në mbarë botën.

Ndër emrat e propozuar është edhe Sofia Moreira de Sousa, e cila është përzgjedhur për postin e Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ajo aktualisht shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa më parë ka mbajtur edhe detyrën e Ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).

Sipas njoftimit, emërimet e reja do të formalizohen pasi të merret miratimi i vendeve pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave administrative të parashikuara në kuadër të procesit të rotacionit diplomatik për vitin 2026.

 

Të fundit