Flash News

E-TJERA

Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve

Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve

Policia e Vlorës ka zbardhur identitetet e gjashtë personave të arrestuar gjatë operacionit i cili çoi në goditjen e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në Vlorë dhe Fier.

Në pranga kanë rënë:

Florian Shala alias Florian Alliaj;

Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;

Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;

Miço Beqaraj;

Turi Aligjoni;

Dritan Çelaj.

Sipas Policisë, Turi Aligjoni është personi i dyshuar si autor i plagosjes së 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur më 7 qershor në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Lecce me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës.

Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan katër armë zjarri pistoleta, municion luftarak, tre automjete – njëri prej tyre i blinduar – telefona celularë dhe një shumë parash.

Të fundit