Flash News

KRYESORE

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Çfarë po ndodh?

Protesta rinore dhe qytetare që prej më shumë se një jave po zhvillohet në Tiranë, qytete të tjera të vendit dhe në diasporë, duket se ka nxitur reagime të forta nga eksponentë të Partisë Socialiste.

Eksponentët e saj, me në krye shefin socialist Edi Rama, kanë nisur një fushatë përçmuese, bullizuese gati seksiste ndaj influencerëve ose personave VIP që kanë dalë krah qytetarëve, duke e zhvendosur debatin përtej protestës dhe drejt figurave publike që po ndikojnë në opinionin publik.

Konteksti

Protesta qytetare ka mbledhur mijëra qytetarë në Tiranë. Krahas pjesëmarrjes në terren, protesta ka marrë jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku një numër i konsiderueshëm influencerësh dhe personazhesh të njohur kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre.

Kjo mbështetje ka shqetësuar Ramën dhe socialistët, të cilët kanë vendosur në fokus të kritikave jo vetëm pjesëmarrësit e protestës, por edhe influencerë, blogerë dhe personazhe publikë që kanë dalë hapur në mbështetje të saj.

Influencerët në shënjestrën e Ramës

I pari ishte Rama i cili sulmoi influencerët gjatë një takimi në Elbasan me rastin e 35-vjetorit të PS, duke bërë mimika e gjeste të çuditshme për mënyrën se si ato pozojnë në foto duke u shprehur se nuk mund të flasin për korrupsionin, blogerë që nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë.

“Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit”, deklaroi Rama.

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Sulmi vazhdoi më tej me komente seksiste, kur kryeministri tashmë i shqetësuar nga protestat që i kërkojnë largimin, vendosi në shënjestër një influencere që sipas tij, publikonte foto nga Parisi dhe më pas kërkonte që bregdeti shqiptar të mbetej i paprekur. Rama shkoi deri aty sa përmendi edhe “lidhësen e vogël” të bikinit, duke shtuar me: “Inshallah i këputet lidhësja”.

Zegjineja me fyer e ofendime ndaj influenceres

Fushata denigruese e nisur ndaj inflencerëve, blogerëve, personazheve të famshëm të cilët kanë mbështetur protestën qytetare që kërkon dorëheqjen e Ramës nga posti i kryeministrit, ka vijuar me deputeten e ‘meme-ve’. Zegjineja e famshme e Roskovecit, e njohur për video-t, kinse ironizuese ndaj rivalit të saj në zgjedhjet e 11 Majit, Gazment Bardhi, ka shënjestruar influenceren e njohur Dea Mishel Hoxha.

Influencerja doli në mbështetje të protestuesve, dhe ka kritikuar Ramën për ironizimin që i ka bërë të rinjve protestues, veprim që duket se vuri në lëvizje Zegjinenë.

“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin,” shprehet Dea në reagim.

Deputetja e cila paguhet me taksat e popullit shqiptar kaloi në ofendime dhe bullizime publike ndaj Dea Mishel. Por, fillimisht, socialistja u tregua e kujdesshme që t’i drejtohet në privat influenceres duke i thënë: Të bësh ironi ti shëmtirë, është fundi i botës”.

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Përplasja virtuale ka vijuar. Deputetja ka ndare diplomat e saj me argumentin se ka luftuar shumë për ta pasur shkollimin e saj, teksa ka vijuar t’i drejtohet influenceres me termat “idiote”, “e ligë”, “turp i grave”.

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon 

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Për Ballën fajin e ka edhe Reuters

Një kritik i zellshëm i protestës ka qenë edhe Taulant Balla. Tepër patriotik ndaj flamurit kuq e zi, i indinjuar për raportimin e protestës në mediat e huaja, Balla ka nisur një fushatë linçuese jo vetëm ndaj pjesëmarrësve në protestë, por edhe mediave ndërkombëtare.

Sulmi i parë erdhi me një foto të postuar në Facebook: një mjet me targa serbe, sipas Ballës, që po sillte protestues në Zvërec.

“Ja dhe ata qe e “duan” më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po keto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, shkruante Balla.

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

Kreu i grupit socialist vijoi më tej duke shënjestruar mediat e huaja, si Retuers, e cila transmetoi ‘live’ protestën e qytetarëve para Kryeministrisë. Balla, i indinjuar nga raportimi, i kërkoi Reuters të ishin më të kujdesshëm, pasi sipas tij pamjet ishin fokusuar vetëm në një plan që e bënte protestën të dukej masive. Socialisti shkoi më tej, duke e akuzuar agjencinë ndërkombëtare të lajmeve se nuk kishte hallin e Shqipërisë, por interesa të tjera që as nuk i la të nënkuptuara e jo më t’i citonte.

“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër. PA KOMENT”, shkruan Taulant Balla.

 

Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon

 

Të fundit