Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në bypass-in e Vlorës, shkrumbohen furgoni dhe vetura, një viktimë dhe tre të lënduar

Aksident i trefishtë në bypass-in e Vlorës, shkrumbohen furgoni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Vlorës, në afërsi të Kaninës, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja, kanë shpërthyer në flakë një veture dhe një furgon, të cilët janë shkrumbuar plotësisht. Ndërsa në mjetin tjetër tip BMË, ka mbetur i bllokuar një 40-vjeçar i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Mësohet se trupi i pajetë i tij ka mbetur në automjet për shkak të dëmtimeve dhe deformimit të makinës.

Ndërkohë në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur.

Të fundit