Flash News

E-TJERA

Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin

Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në

Sadik Llanaj, autori i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi vijon të mbetet në arrati. Nëpërmjet analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur të rindërtojnë lëvizjet e tij deri në zonën e Liqenit të Bovillës.

Mbrëmjen e djeshme, forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në rreth 15 objekte në këtë zonë, por pa mundur të gjejnë gjurmë të të kërkuarit.

Paralelisht me operacionin në Bovillë, kontrolle janë zhvilluar edhe në zonat malore të Krujës, ndërsa burime bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur të braktisur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori pranë Liqenit të Bovillës.

Të fundit