Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone dramatike në konferencën e Partisë Popullore Europiane (EPP) që po mbahet në Sarajevë, duke e përshkruar Shqipërinë si një vend që ndodhet ‘në sallën e urgjencës’ dhe në një krizë të thellë politike, institucionale dhe shoqërore.

Sipas tij, problemi themelor i Shqipërisë mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat ai i cilësoi si 'farsë e dokumentuar nga institucionet ndërkombëtare'. Në këtë kontekst, ai përsëriti kërkesën për një qeveri kujdestare që do të garantonte një proces zgjedhor të drejtë dhe të standardeve demokratike.

"Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është në një dhomë urgjence. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë", deklaroi kreu i PD-së Sali Berisha, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për qasje cinike dhe injorim të krizës në rritje.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi se situata mund të degradojë në përplasje serioze nëse nuk gjendet një zgjidhje paqësore, duke theksuar se 'lëvizja është e pandalshme' dhe se ajo nuk përfaqëson vetëm një forcë politike, por një reagim më të gjerë qytetar.

Të fundit