Flash News

E-TJERA

Njollat e gjakut të Eglant Koçit në makinën e shokut të tij/ Policia: Nuk dimë ende ku ndodhet trupi

Njollat e gjakut të Eglant Koçit në makinën e shokut

Njollat e gjakut të konstatuara në makinën e personit të shapllur në kërkim, Armand Shakaj, kanë ngritur dyshime të forta se Eglant Koçi, është marë peng dhe më pas vrarë nga shoku i tij.

Makina e personit të dyshuar në këtë vrasje është gjetur në ambjentet e një lavazhi në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku Shakaj, besohet se e ka çuar për ta larë dhe pastruar nga njollat e gjakut.

Policia kriminale, ka zbuluar përmes analizave biologjike se njollat e gjakut të gjetura brenda në makinë i përkasin të zhdukurit, Eglant Koçit.

Ky i fundit është marë peng dhe më pas vrarë në ambjentet e makinës nga shoku i tij, 41-vjeçar Armand Shakaj. Për të zhdukur provat e krimit, Shakaj mësohet se ja ka lënë makinën shtetasit Enea Zyferi, i cili rezulton të jetë kamarier në lokalin e Shakaj.

Zyferi mësohet se ka marë makinën dhe e ka çuar në ambjentet e një lavazhi për ta larë, por për shkak se nuk ka pasur njerëz në punë, makina nuk është larë, duke u planifikuar të lahej e parë në orët e para të nisjes së punës.

Por mjeti tashmë është zbuluar nga policia e Tiranës, e cila tashmë ka nisur hetimet për Pengmarje, vrasje me paramendim dhe zhdukjen e kufomës.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar vetëm kamarieri i lokalit në pronësi të Shakaj, Enea Zyferi.

Ndërsa Armand Shakaj, është shpallur në kërkim. Por pavarësisht se dy persona janë proceduar, policia e Tiranës mbetet e paqartë deri në këto momente se cili ka qënë shkaku apo motivi që solli vrasjen e Eglant Koçit si dhe ku është fshehur trupi i pajetë i tij.

Kërkime të shumta janë kryer gjatë këtyre ditëve po pa pasur asnjë rezultat. Kontrollet janë kryer nëpër periferi të Tiranës, deri në Dajt dhe drejt Elbasanit. Asgjë deri më tani nuk është gjet për fatin e tij.

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Ëillson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë./ Nga Elton Qyno – Syri.net

Të fundit