Flash News

E-TJERA

Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para

Mjeku pediatër Bektash Mandri ka ngritur alarmin për rrezikshmërinë që paraqet te fëmijët edema e laringut, ku shpesh ndikon kalimi nga ambienti i ngrohtë te një ambient i ftohtë me kondicioner.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, Mandri tha se edema e laringut është një urgjencë e lartë mjekësore, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen e fëmijës dhe kërkon trajtim të menjëhershëm.

Ai theksoi se disa simptoma janë zëri i ngjirrur dhe kola e ashpër.

 “Problemi është kur kalon nga i nxehti, te i ftohti, në ambientet me kondicioner. Na kanë ardhur shumë raste me endemën e laringut. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm sepse i bllokon frymëmarrjen fëmijës.

Mjekimi duhet të jetë shumë korrekt. Simptomat janë zëri i ngjirrur, kolla është e ashpër, që ne i themi si e lehura e qenit, frymëmarrja është e vështirësuar që ndihet, fëmija është i lodhur, i axhituar, një sy klinik e dallon menjëherë.

Endemat e laringut janë urgjencë jashtëzakonisht e lartë dhe duhet kujdes në trajtim. Japin edhe temperaturë, në ditën e 3-të dhe të 4-ërt. Nuk ngatërrohet me virozën. Kjo lloj kolle është shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës”, tha mjeku.

Të fundit