Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Flamingot u kthyen pasi erdha unë në pushtet”, Rama bën arrogantin: Askush s’më jep dot leksione mua

“Flamingot u kthyen pasi erdha unë në pushtet”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për politikat mjedisore të qeverisë, duke argumentuar se rezultatet e viteve të fundit tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri.

Gjatë një takimi me gazetarë europianë, Rama deklaroi se rikthimi i flamingove dhe specieve të tjera të shpendëve në lagunat shqiptare lidhet drejtpërdrejt me masat e marra nga qeveria pas vitit 2013, veçanërisht me moratoriumin 10-vjeçar të gjuetisë.

Sipas tij, kur socialistët morën drejtimin e vendit, Shqipëria konsiderohej një nga pikat më problematike për gjuetinë e paligjshme, fenomen që kishte dëmtuar rëndë faunën e egër. Rama tha se disa vite pas ndalimit të gjuetisë, specie si flamingot dhe pelikanët nisën të riktheheshin në habitatet e tyre natyrore.

“Kur unë erdha në qeveri, kur ne morëm qeverinë, nuk ishte atje flamingo. Pse? Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme. Ne humbëm shumë prej jetës tonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet, ne miratuam një moratorium për prerjen e pyjeve, çka ishte e paligjshme për 10 vjet në Shqipëri. Nuk ishte më leje për prerjen e pyjeve për 10 vjet.

Dhe shihni nga pamjet satelitore se ku ishte vendi dhe ku është sot. Shihni në regjistra se ku është po themi jeta e egër apo habitati ku ka qenë e ku është dhe këtu nuk janë gjëra që i them unë e që ju mund t'i verifikoni. E di unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues”, tha Rama.

Në fund, kryeministri mbrojti edhe modelin e turizmit që po promovon qeveria, duke argumentuar se turizmi elitar dhe me vlerë të lartë të shtuar është më i favorshëm për ekonominë dhe mjedisin sesa turizmi masiv, pasi gjeneron më shumë të ardhura duke ushtruar më pak presion mbi ekosistemet dhe infrastrukturën e vendit.

“Askush nuk mund të më japë leksione mua apo neve për mjedisin, sepse ne shpallëm, ne krijuam, hartuam ligjin e parë, hartën e parë të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në 2017n dhe të parin regjistër e të parin inventar dhe sa për ta ditur ju, ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, ndërsa sot kemi rreth 25% zona të mbrojtura. Është një nga vendet me sipërfaqen më të madhur të zonave të mbrojtura. deklaroi se turizmi elitar përfaqëson një alternativë më të qëndrueshme se turizmi masiv, pasi sipas tij sjell më shumë të ardhura me më pak presion mbi mjedisin dhe infrastrukturën”, theksoi ai.

Të fundit