Flash News

E-TJERA

“Populli vendos”/ Protestuesit ulen në bulevard dhe ‘votojnë’ me kartonë jeshilë largimin e Ramës

“Populli vendos”/ Protestuesit ulen në bulevard dhe

Një moment simbolik ka shoqëruar marshimin e protestuesve në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Qytetarët janë ulur këmbëkryq në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ndaluar për pak çaste lëvizjen e kolonës së protestës dhe duke përcjellë mesazhin e tyre kundër qeverisë.

Nën thirrjet e vazhdueshme “Populli vendos”, protestuesit kanë ngritur kartonë jeshilë në ajër, në një gjest simbolik që, sipas tyre, përfaqësonte “votimin” për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Aksioni u zhvillua gjatë marshimit në qendër të kryeqytetit, ku mijëra qytetarë vijojnë prej orësh protestën e tyre paqësore. Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat për ndryshim politik, ndërsa kanë theksuar se vendimmarrja duhet t’i rikthehet qytetarëve.

Protesta e sotme shënon ditën e dhjetë radhazi të mobilizimit qytetar, i cili nisi si kundërshtim ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec, por që tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe politikave të saj.

 

 

 

Të fundit