Flash News

E-TJERA

Shisnin armë dhe municion luftarak në Tiranë, goditet grupi kriminal; 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Shisnin armë dhe municion luftarak në Tiranë, goditet grupi

Goditet një grup kriminal që dyshohet se siguronte dhe shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak në zona të ndryshme të Tiranës. Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit nga Prokuroria e Tiranës për shtetasit M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç.

"Nga hetimet dyshohet se këta persona, së bashku me pesë shtetas të arrestuar më herët, të identifikuar me inicialet D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., vepronin si grup i organizuar për sigurimin dhe shitjen e armëve, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Policia bën me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara për goditjen e këtij grupi kriminal janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpe lëndë plasëse, sasi të konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë", thuhet në njoftim.

Të fundit