Flash News

KRYESORE

Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit

Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e

Protesta e qytetarëve nuk ka sjellë vetëm përplasje mes Ramës, protestuesve, blogerëve apo tensioneve të brendshme në grupin socialist. Prej disa ditësh, përfaqësues të Iranit i kanë dërguar Ramës mesazhe, pasi kyy i fundit deklaroi se iranianët kishin shtrirë tentakulat në protestë.

Një ditë më parë, zëdhënësi Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baqaei, iu përgjigj kryeministrit shqiptar duke e këshilluar të dëgjojë revoltën e qytetarëve.

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj”, shkruante zyrtari iranian.

Sot, Rama ka reaguar përsëri me një postim në platformën “X” duke vijuar akuzat se Teherani është pjesë e protestës. “Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, shkruan Rama.

Madje, Rama i cili ka qysh ditën e parë që sulmon, fyen dhe shan protestuesit dhe mbështetësit e protestës, i thotë zyrtarit iranian se në Shqipëri qytetarët janë të lirë të kundërshtojnë qeverinë, të kërkojnë drejtësi dhe të protestojnë pa frikën e ndëshkimit.

“Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë kryeministrin, të kërkojnë drejtësi dhe zgjedhje, pa pasur frikë nga burgu”, shkruan Rama.

Për kujtesë të kryeministrit, në një takim të zhvilluar në Durrës për projektin RID, qytetarët të cilët protestuan para Bashkisë u shoqëruan në polici.

Shoqërimi u bë pikërisht me urdhër të Ramës, edhe pse asnjëri nga qytetari nuk kreu asnjë akt që bie ndesh me ligjin. Ata i kërkuan kryeministrit llogari për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.

 

Të fundit