Flash News

E-TJERA

Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” dhe marshimi drejt Kryeministrisë, në ditën e 11-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë dhe që ka si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot, më 10 qershor, është thirrur një protestë mbarëkombëtare, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga diaspora, janë bërë pjesë e tubimit që vijon prej më shumë se një jave.

Protestuesit e konsiderojnë këtë tubim si një nga më të mëdhatë dhe më të qëndrueshmet deri më tani, duke theksuar se qëndrueshmëria dhe vendosmëria e tyre lidhet drejtpërdrejt me kërkesën për largimin e kreut të qeverisë.

Qindra qytetarë janë tashmë të pranishëm në shesh, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet gjatë orëve në vijim.

Jehoja e protestës është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja “Reuters” e ka ndjekur dhe transmetuar live zhvillimin e tubimit në Tiranë, duke i dhënë ngjarjes vëmendje të veçantë në arenën ndërkombëtare.

Të fundit