Flash News

E-TJERA

Influenceri ngre alarmin: Rama ka ndryshuar algoritmin, po fshihen videot e protestës nga TikTok dhe Instagram

Influenceri ngre alarmin: Rama ka ndryshuar algoritmin, po fshihen videot e

Influenceri Kejd Peza ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se videot e protestës po përballen me kufizime në TikTok dhe Instagram.

Përmes një videoje në TikTok, ai u bëri thirrje influencerëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të gjejnë mënyra alternative për të shpërndarë pamjet e protestës, ndërsa ironizoi edhe situatën politike dhe jehonën që, sipas tij, kanë marrë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Kejd Pezës në TikTok:

“Rama ka ndryshuar algoritmin që të mos dalin videot e protestës në TikTok dhe Instagram, që të mos dalin njerëzit apo videot e protestës.

Sapo më ndodhi edhe mua me këtë videon që sapo hodha, “Zero views”, por zero them, zero! Dhe ishte shumë e çuditshme, nuk ka asnjë problem me videon. Ju bëj thirrje influencerave dhe të gjithë njerëzve që duan me postu video të protestës, mos përdorni Location.

Vini Tiranë aty, mos vini Shqipëri, por vini Bolonja për shembull ose mos vini asgjë. Hidheni videon me VPN dhe mos përdorni Hashtag “Shqip Albania”, e kuptoni. Përdor shqiptarët nëpër botë, diaspora e gjëra të tilla.

I bëj gjithashtu thirrje influencerave që t’ia postoni apo t’ia bëni repost videot njëri-tjetrit, mundohuni “Fuck You o Rame”, edhe këtë e bëni! A kuptoni se sa i shqetësum është!? Mbeti arrogant, për llajke (like) për llajke, e kuptoni sa i shqetësuar është?

Nuk e di a po ju ndodh edhe ju po jam tuj bë skizofren, ju që bërtisni, mirë bëni që bërtisni, respekte por isha një moment në ballkon këtu dhe se nuk dëgjoj dot se më ushtojnë veshët dhe dua moment qetësie, por sa gjej moment qetësie dëgjoj zëra, dëgjoj: Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen!”.

Të fundit