Flash News

E-TJERA

“Nga sot në treg pija më e re, quhet ‘Ramingo ik!’”, influencerja i përgjigjet Ramës me ironi në protestë

“Nga sot në treg pija më e re, quhet ‘Ramingo

Deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se influencerët që marrin pjesë në protesta e bëjnë këtë për “like dhe views”, kanë sjellë reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.

Në këtë valë reagimesh është përfshirë edhe influencerja Griselda Katirai, e cila është shfaqur në protestë me një performancë simbolike dhe ironike.

Ajo kishte me vete lugë dhe pirunj të mëdhenj, si dhe një tepsi ku kishte vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes këtij veprimi, ajo ka ironizuar retorikën politike dhe akuzat ndaj influencerëve, duke e kthyer pjesëmarrjen e saj në një mesazh satirik.

Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet ‘Ramingo ik!’. Kjo është pija më e re!”, u shpreh ajo, duke iu referuar me ironi deklaratave të kryeministrit për motivet e pjesëmarrjes së tyre në protesta.

Të fundit