Flash News

E-TJERA

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, një i lënduar

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat në aksin

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Për pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Pogradecit për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të para, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksident dhe për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit