Flash News

E-TJERA

Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në aksin Maqellarë-Bulqizë

Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

38-vjeçari  u kap duke udhëtuar me një furgon në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë. Gjatë kontrollit të furgonit tip “Benz”, policia gjeti 762 koli me pije freskuese pa dokumentacion shoqërues.

Hetimet u zgjeruan edhe në banesën e të dyshuarit, si dhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen”. Aty u zbuluan 1296 koli të tjera me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore, kryesisht salcë.

Ndërkohë, në pranga është shpallur edhe vëllai i tij, i dyshuar për përfshirje në të njëjtën veprimtari të paligjshme.

Të fundit